Dy fotografi të shkrepura ndër vite dokumentojnë pamje krejtësisht të ndryshme për të njëjtin vend. Ato në fakt pasqyrojnë hyrjen e rrugës “Bekim Osmani” në Ferizaj, ku është rritur e jeton ende Besim Vata.
Edhe kur e ndërron celularin, ato fotografi i bart në të riun. Në fakt, më fort kujdeset që të mos i shlyhet fotografia e vjetër e shkrepur para më shumë se një dekade. Shihen shtëpi të ulëta të banimit. Rrezet e diellit u bien shtëpive dy anëve të rrugës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por hija e dominon pamjen e fotografisë së re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurrë më nuk e ka ngrohur dielli gjysmën e shtëpisë së Vatës prej ndërtimit para rreth dhjetë vjetësh të ndërtesës nëntëkatëshe të banimit kolektiv në fund të rrugës “Zenel Hajdini”, afër stadiumit.
“Qe këqyre qysh është tash, e këqyre qysh ka qenë para se me u ndërtu ndërtesa para nëntë vjetësh”, thekson Besim Vata, teksa e rrëshqet gishtin tregues mbi ekranin e celularit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.