Pas vlerësimit të ofertave të dy operatorëve për ndërtimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut, Komisioni komunal ka përzgjedhur si fitues konsorciumin italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, shkruan sot Koha Ditore.
Pas fazës së kërkesave për kualifikim, në fazës vijuese për propozim kanë qenë të kualifikuara edhe kompania sllovene “GH Holding d.d.” dhe konsorciumi italiano – zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”. Si kriter kryesor ka qenë oferta e taksës më të lartë koncesionare, e cila në fakt konsiderohet edhe si çmimi që ofrohet në këtë tender. Sipas kriterit të vlerësimit të përcaktuar nga Komuna, projektin e ka fituar ai që ka ofruar tarifë më të lartë të koncesionit nga bruto të hyrat vjetore. Në partneritetin publiko-provat, ky kriter konsiderohet ndër kriteret më objektive në përcaktimin e përfituesit të projektit, në të cilin investimi do të jetë 100 për qind nga operatori i përzgjedhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.