Shkelje ligjore konsiderohet se ka bërë Korporata Energjetike e Kosovës, e cila ka shkelur Ligjin e prokurimit publik (LPP) në tenderin që ka të bëjë me pastrimin e kanalizimeve, pusetave dhe kracerit, shkruan sot Koha Ditore.
Janë 4 nene të atij ligj që Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se janë shkelur nga KEK-u kur e ka përzgjedhur operatorin ekonomik fitues. Sipas këtij vendimi, kjo korporatë e ka shpallur fitues një operator që ishte shumë më i shtrenjtë se operatori ankues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast OSHP-ja e ka miratuar si të bazuar ankesën e OE “Er-Lis&Ve-Mos”, Pejë, lidhur me aktivitetin e prokurimi me titull “Pastrimi i kanalizimeve dhe pusetave, gypave të kracerit” me nr. të prokurimit “KEKO-16/145/221, iniciuar nga autoriteti kontraktues-Korporata Energjetike e Kosovës sh.a, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.