Administrata e Gjilanit që nga viti 2010 e deri më 2016 ka të regjistruara 3 mijë e 670 biznese, ndërsa janë çregjistruar edhe 605 biznese gjatë kësaj periudhe sipas të dhënave të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, shkruan sot Koha Ditore.
Në Komunën e Gjilanit janë bizneset shërbyese dhe tregtare, të cilat dominojnë, ndërsa numri i bizneseve prodhuese është i vogël. Kjo ngase telash mbetet çmimi i lartë i energjisë elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave zyrtare gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1 mijë e 711 biznese shërbyese dhe 1 mijë e 243 biznese tregtare. Ndërsa bizneset prodhuese të regjistruara gjatë kësaj periudhe arrijnë në 475 dhe 241 biznese ndërtimore. Ndërsa sipas këtyre të dhënave në sektorin privat janë të punësuar 5 mijë e 177 punëtorë.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.