Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Funksionalizohet Tregu i Gjelbër në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, vizitoi Tregun e Gjelbër në të cilin brenda pak ditësh do të vendosen tregtarët dhe fermerët, shitës të produkteve të tyre.

Gjatë kësaj vizite, Veliu ka parë nga afër realizmin e këtij projekti dhe kushtet që ofron ai për tregtarët dhe prodhuesit bujqësorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kreu i Komunës, i cili gjatë vizitës në treg u shpreh i kënaqur me realizmin e këtij projekti me interes për tregtarët dhe qytetarët llapjanë.

“Me ndërtimin e Tregut të Gjelbër kemi krijuar kushte të mira për tregtarë dhe për fermerët të cilët do të kenë ku t’i shesin produktet e tyre. Njëkohësisht, tregu do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për qytetarët, të cilët tash e tutje do të kenë mundësinë që në një vend të furnizohen me artikuj ushqimor”, tha Veliu.

Tregu i ri në Podujevë tashmë është i gatshëm dhe nga fillimi i muajit maj të gjithë tregtarët e produkteve bujqësore, por edhe tregtarët e tjerë ambulantë që tregtojnë nëpër hapësirat publike të qytetit, do të vendosen në tregun e ndërtuar sipas standardeve dhe i cili plotëson nevojat e tregtarëve.

Projektin e ndërtimit të tregut e ka përkrahur edhe Instituti RIINVEST, në përkrahje të fermerëve kultivues të mjedrës, të cilët gjatë sezonit të vjeljes do të kenë stendat e tyre për shitjen e mjedrës.

Në kuadër të Tregut të Gjelbër janë edhe objektet për shitjen e produkteve të qumështit - Tregu i Bulmetit, ndërsa afër këtij tregu është edhe tregu i veshmbathjeve.