Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur sot përfaqësuesit e Kompanisë “ACI”, Sh.A, përfituese e projektit për ndërtim in e kompleksit të pishinave dhe objekteve të tjera rekreative-sportive afër lumit Ibër. Afrim Durmishi dhe Jusuf Haxhimehmeti e kanë njoftuar atë për përgatitjet që po bëhen për fillimin e realizimit të atij projekti. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Sami Zeka.
Përfaqësuesit e ACI-së i thanë kryetarit Bahtiri se tashmë i kanë filluar përgatitjet për realizmin e projektit. Tashmë është rrethuar hapësira ku do të punohet. Po ashtu po pastrohet hapësira dhe se janë në kontakt me kompani të njohura botërore për kontraktimin e projekteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç i thanë ata kryetarit Bahtiri, për të filluar realizimi konkret i projektit duhet pëlqimi nga komuna dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që pastaj ët vazhdojnë punët sipas dinamikës së paraparë.
Kompleksi disa milionësh, në një hapësirë prej rreth katër hektarësh, është kompleksi i parë i këtillë në këtë pjesë të Ballkanit dhe përfshin ndërtimin e një pishine të hapur olimpike, një pishine të mbyllur gjysmë olimpike, pishine për vaterpolo, kërcimoren, lumin dembel (i ngadalshëm) për fëmijë, lojëra të ndryshme për fëmijë dhe një hotel.
Po ashtu, Durmishi dhe Haxhimehmeti e njoftuan kryetarin Bahtiri edhe për përfundimin e Fabrikës së Betonit, e cila do të inaugurohet këto ditë. Në këtë fabrikë do të punësohen rreth 20 të rinj.
Kryetari Bahtiri i garantoi ata se do ta kenë mbështetjen e plotë të komunës, e cila ua ka ndarë tokën për ndërtimin e kompleksit.
Ai kërkoi nga Durmishi e Haxhimehmeti që të punojnë pa u ndalur fare dhe që të bëjnë punë cilësore, ndërkohë që komuna do t’i pajisë me kohë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.