Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Begaj dëgjon brengat e pemëtarëve lokalë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, kanë vizituar disa nga pemëtarët dhe pemishtet, me qëllim të njohjes me punët pranverore që janë duke i bërë këta pemëtar, si dhe me nevojat dhe problemet që ata kanë, në kultivimin e pemëve.

Pjesa e vizituar ishte ish-vreshtaria, tani pothuajse e tëra e mbjellë me pemë të ndryshme. Ajo çfarë shihet në atë pjesë, është vërtetë mahnitëse, pasi disa qindra hektarë janë mbjellë me pemë, si mollë, kumbull, dardhë, arra, pjeshkë, mjedër dhe kultura tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë bisedave me pemëtarë, Begaj u njoftua me punët që tani po kryejnë në këto pemishte, në mbrojtjen e pemëve nga sëmundjet e mundshme, që vijnë në këtë stinë të vitit dhe kur pemët janë në kulmin e lulëzimit.

Pemëtarët malishevas, paraqitën edhe nevojat e tyre para kryetarit ku nevojë e domosdoshme është rregullimi i infrastrukturës dhe mundësia e ndërtimit të një frigoriferi, për ruajtjen e frutave të tyre.

Vehbi Hoti, pemëtar, familja e të cilit aktualisht ka afro 75 hektar; me mollë, tha se “kanë nevojë për rregullimin e rrugës, jo vetëm për pemishten e tyre, por për tërë kultivuesit që gjenden në këtë pjesë”.

Me këtë rast kryetari Begaj, ka thënë se janë duke i shqyrtuar mundësitë, për rregullimin e infrastrukturës rrugore, me qëllim të lëvizjes së pemëtarëve, si dhe mundësitë tjera për përkrahjen e këtyre pemëtarëve, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të kultivimit të pemëve.