Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Faza e parë e projektit milionësh në Prizren nis me investimin e 100 mijë eurove

Qeveria lokale e Prizrenit, të martën, ka miratuar konkluzionin për rregullimin e shtratit të Lumëbardhit. Mirëpo për këtë projekt, që sipas zyrtarëve komunalë ka kosto milionëshe, pushteti lokal për sivjet ka planifikuar vetëm 100 mijë euro, derisa shpresat i ka orientuar te përkrahja nga niveli qendror.

Kërkesa për miratimin e konkluzionit është dërguar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo është miratuar pa ndonjë diskutim në këtë mbledhje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa pas takimit të ekzekutivit, drejtori i DSHP-së, Sulltan Badalli, ka pohuar se bëhet fjalë për një projekt të madh, që planifikohet të realizohet në disa faza.

“Është një projekt shumë i madh, që përfshin rregullimin e shtratit të Lumëbardhit, prej pjesës së Marashit deri tek ura afër parkut të qytetit. Shpresojmë që edhe me ndihmën e Ministrisë do të realizohet”, ka thënë Badalli.

Sipas tij, meqë bëhet fjalë për një projekt kapital me kosto të konsiderueshme, realizimi do të bëhet me faza, “varësisht prej mjeteve buxhetore, që do të jepen edhe nga niveli qendror”. “Prandaj nuk pritet që të përfundojë brenda fazës së parë”, ka deklaruar ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.