Komuna e Rahovecit ka bërë me dije se në mesin e shumë projekteve që janë përfunduar gjatë javës që lamë pas, është edhe rregullimi i një rruge fushore në fshatin Drenoc të kësaj komune.
Rregullimi i kësaj rruge ka për qellim lehtësimin e lëvizjes së bujqve të fshatit Drenoc dhe fshatrat të tjerë, të cilët arat e tyre i kanë në pjesën ku është rregulluar kjo rrugë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Banorët e fshatit Drenoc i janë falënderuar Kryetarit të Komunës, për rregullimin e rrugës duke thënë se rruga gjatë sezonit të vjeshtës ka qenë vështirë e kalueshme dhe me rregullimin e rrugës me zhavorr, banorëve do të u lehtësohet lëvizjen e tyre në të gjitha sezonet”, thuhet në komunikatën e Komunës së Rahovecit.
Rregullimi i rrugës fushore në fshatin Drenoc është realizuar përmes projektit “Rregullimi i rrugëve fushore të Komunës së Rahovecit”. Gjatësia e kësaj rruge është 2 mijë e 462 metra.