Fushë-Kosovë, 11 prill - Asnjë fjalë të vetme të kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, nuk e përmban raporti vjetor i tij.
Shefi i GK të PDK-së, Naser Grajçevci, thotë se ky raport është vetëm një kopje e raporteve nga vitet paraprake dhe se nuk flet as për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët. Grajçevci thotë se ky raport është i papranueshëm për PDK-në në gjendjen çfarë u është dërguar atyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi në vitin e fundit të këtij mandati 4-vjeçar dhe ka 3 vjet që kryetari i komunës nuk ka dalë në foltore të këtij kuvendi dhe fare nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e tij. Sigurisht nuk është problem te kryetari, problemi qëndron tek ligji dhe mekanizmat që kontrollojnë zbatueshmërinë e tij. Edhe në një shoqëri me standard shumë të lartë demokratik, qoftë edhe në Gjermani, nëse mungon veprimi efektiv i ligjit njerëzit do të sillen sipas tekeve të tyre e lëre më në shoqërinë tonë transicionale”, ka thënë Naser Grajçevci.
Kjo sjellje e kryetarit dhe e Ekzekutivit të Komunës së Fushë-Kosovës, sipas tij, më shumë i ngjanë një shoqërie “babuinësh” ku, siç thotë ai, pozicionet e secilit anëtar të asaj shoqërie vetënënkuptohen sesa një elite qytetare ku sjelljet, të drejtat, privilegjet dhe obligimet sanksionohen me ligj.
Ne kemi shprehur keqardhje se si GK të LDK-së nuk është distancuar nga ky raport pa përmbajtje dhe plot mosrespekt për qytetarët e komunës sonë”, ka thënë ai.
rreth raportit të kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, ka pasur edhe këshilltarja e LVV-së, Trëndelina Duli (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).