Shtime, 11 prill, - Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo për Planifikimin Urban, Kadastër e Gjeodezi të Komunës së Shtimes, në kuadër të planit të mobilitetit nëpërmjet programit për decentralizim dhe përkrahje të komunave “Demos”, kanë nisur procedurat për zhvillimin e fushatës për vetëdijesimin e qytetarëve për lirimin e hapësirave publike pranë lokaleve afariste.
Shumica e bizneseve dhe e lokaleve afariste në Shtime, mallrat e tyre i ekspozojnë nëpër trotuare, duke e penguar qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe të atyre që lëvizin me karroca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArdiana Rama, drejtoreshë e Shërbimeve Publike ka thënë se pas disa takimeve me përfaqësues të OJQ “Demos” dhe të kompanisë “Pi Comunication”, kanë nisur procedurat për zhvillimin e fushatës në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të vetëdijesohen për lirimin e hapësirave publike derisa po vështirësohej qarkullimi i këmbësorëve dhe i atyre me nevoja të veçanta.
“Ekspozimi i mallrave para lokaleve e pengon lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe të atyre të hendikepuar që lëvizin me karroca, ndaj kemi nisur procedurat për një fushatë vetëdijesuese rreth kësaj çështjeje. Gjithashtu me Planin e mobilitetit janë caktuar dy lokacione për parkimin e automjeteve, të cilat do të lehtësojnë qarkullimin e këmbësorëve, në rast se ato shfrytëzohen nga qytetarët për parkim automjetesh (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).