Ndërtimi i segmentit të rrugës Mleqanë - Kijevë në magjistralen Prishtinë – Pejë është zgjatur jashtëzakonisht shumë, ani pse ishin dhënë disa afate për përfundimin e tij.
Afati i fundit u tha të ishte viti i kaluar. Por, punimeve në këtë rrugë nuk po u shihet fundi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëse banorët kanë dhënë pëlqimin e tyre për ndërtim, tashmë vetëm 19 parcela janë shpronësuar, derisa edhe po aq të tjera presin shpronësimin.
Në Ministrinë e Mjedisit, e cila është e obliguar të bëjë shpronësimin e pronave, thonë se brenda pak ditësh, pritet miratimi i vlerësimit të pronave në qeveri, gjë që pas saj banorët mund të aplikojnë për kompensim të pronave.
Ministria e Infrastrukturës frikësohet se banorët sërish mund të nxjerrin problem. Ky projekt kap shumën e mbi pesë milionë eurove.
Për pjesën tjetër deri në Pejë, Ministria e Infrastrukturës është duke diskutuar me BERZH-in për financimin e saj.