Të braktisura qysh nga paslufta, disa shtëpi në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan janë bërë rrezik për banorët e kësaj lagjeje.
Përveç pamjes së shëmtuar që i japin qytetit, banorët thonë se ato në çdo moment mund të shemben dhe të sjellin ndonjë tragjedi, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta disa herë kanë kërkuar rrënimin e tyre nga qeverisja komunale duke theksuar se jetesa në këtë lagje nga pasiguria, është bërë e padurueshme.
Në anën tjetër, zyrtarët komunalë janë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset banorëve.
Ata thonë se kanë dalë në terren për të parë gjendjen dhe se brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të ndërhyjnë.
Këto shtëpi kanë qenë të banuara nga qytetarë të komunitetit rom, të cilët, sipas banorëve, me përfundimin e luftës, e kanë braktisur Kosovën.