Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qendra e Deçanit në terr, mjetet që i planifikoi për dy vjet i shpenzoi për dy muaj

Qendra e Deçanit ka kohë që ka mbetur në terr.

Kjo për shkakun se komuna i kishte ndarë 20 mijë euro për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit publik në afat prej dy vitesh, por këto mjete i harxhoi për dy muaj, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët e saj thonë se po planifikojnë që të lidhin një kontratë të re për mirëmbajtje, sepse rrjeti i dobët e ka rritur koston e shpenzimeve.

Opozita në këtë komunë hedh kritika të shumta, duke thënë se paraja publike po harxhohet pa kontroll.

Ankesa për mosfunksionimin e ndriçimit publik kanë edhe qytetarët.