Imazhi që pret çdo ditë nxënësit prej klasës së parë deri në të katërtën, të shkollës fillore “Mihal Grameno”, në Fushë Kosovë po cilësohet si i papërshtatshëm.
“Varja e dy të rinjve shqiptarë gjatë një ekspedite ndëshkimore të forcave pushtuese osmane”, është përshkrimi i fotografisë, i vendosur në murin e korridorit të shkollës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër prindërit, kjo fotografi paraqet imazh të rëndë për fëmijët e moshës kaq të vogël.
Njëjtë mendon edhe mësuesja e kësaj shkolle, Floreta Gashi, klasa e së cilës është shumë afër kësaj fotografie.
Ismet Gashi, drejtor i shkollës “Mihal Grameno”, thotë se këto fotografi me mbishkrime i ka marrë nga Muzeu, me arsyetimin që të shërbejnë si mësim për nxënësit, se sa ka vuajtur populli shqiptar.
Gashi thotë se nuk ka pasur ndonjë ankesë nga prindërit, por edhe sikur të ketë, nuk mendon fare t’i largojë.