Që nga viti 2015, kur u përurua, tregu ditor i fermerëve në Suharekë ende nuk është bërë funksional.
I destinuar për fermerët e kësaj komune që t’i shesin produktet e tyre, tregu vazhdon të mbetet i zbrazët, pavarësisht se është ndërtuar me standarde evropiane, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë frikësuar nga konkurrenca, fermerët zgjedhin që produktet e tyre t’i shesin në rrugë, e jo brenda objektit të tregut.
Drejtori i Bujqësisë në komunën e Suharekës, Xhemajl Kabashaj, thotë se drejtoria e tij ka bërë mjaftë që t’i bindë bujqit që të shfrytëzojnë tregun. Ai thotë se nëse nuk shfrytëzohet për treg, objektit mund t’i ndërrohet destinimi.
Ky treg është investim i Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe vlera e projektit ka qenë mbi 200 mijë euro. Ndërsa kapaciteti i tregut është i paraparë për produktet bujqësore të 32 fermerëve.
Tregu ditor i fermerëve të Suharekës vazhdon të... by kohanet