Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hetimi i kontratave me operatorë pezullon punimet në rrugën e Kosaqës

Punimet në ndërtimin e rrugës së fshatit Kosaqë, e cila financohet nga Ministria e Infrastrukturës, janë ndërprerë sërish. Kjo ngase Ministria do të formojë një komision, i cili do t`i vlerësojë punimet e deritashme, ngase paraprakisht për këtë rrugë është lidhur një kontratë me një operator tjetër ekonomik për asfaltim, shkruan sot Koha Ditore.

Punimet në asfaltimin e saj janë zvarritur prej gjashtë vjetësh nga një kontratë e lidhur në kohën e qeverisjes së ish-kryetarit Qemajl Mustafa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë projekt akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës ish-zyrtarët e komunës për kurdisje të aktiviteteve të prokurimit.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.