Në pamjet që janë filmuar të dielën e kaluar në oborrin e shkollës teknike “Anton Çeta” në Skenderaj, shihet mirëmbajtësi i shkollës duke ngarkuar drutë në një traktor.
Personi i cili ka bërë xhirimin thotë se kjo është vjedhje, njëjtë siç e cilëson edhe opozita në këtë qytet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Qazim Xanit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes kësaj videoje, shihet qartë keqpërdorimi i drejtuesve të shkollës.
Por, drejtori i shkollës, Agron Istogu, ka një shpjegim për këtë ngjarje. Në mungesë të fondeve të shkollës, drejtori Istogu thotë se kanë kompensuar mirëmbajtësin e shkollës për shërbimet që ai i ka kryer për shkollën.
Opozita po ashtu ka akuzuar drejtuesit e shkollës se keqpërdorime të tilla kanë ndodhur edhe vitin e kaluar me qymyr, mirëpo drejtori i shkollës ka mohuar një gjë të tillë.