Ndërtimi i nënkalimit në Miradi të Poshtme të Fushë-Kosovës ka gjashtë vjet që po u shkakton vetëm telashe banorëve të fshatit.
Për të hyrë apo dalë nga fshati atyre u duhen të kalojnë disa kilometra, për shkak se shpesh ngrihet niveli i ujit në lumin Sitnica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo situatë sipas kryetarit të fshatit, Sabit Bullovci ka filluar të bëhet e padurueshme, andaj nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen nëse nuk zgjidhet bllokada, të marrin edhe masa të tjera.
Problem tjetër, sipas tyre, mbetet edhe mosrregullimi i vendkalimit për këmbësorë, të cilët vazhdimisht rrezikohen nga shpejtësia e madhe e veturave.
Një vit më parë, Ministria i Infrastrukturës pati premtuar se do ta zgjidhë këtë problem, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Zyrtarë të Ministrisë edhe tash thonë se shumë shpejt do ta rregullojnë nënkalimin.
Fshatrat nga kalon kjo urë me vite të tëra janë përballur me vërshimet e shumta për shkak të daljes nga shtrati të lumit Sitnica.