Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrjeti i ujësjellësit në Novobërdë ende pa menaxhim adekuat

Komuna e Novobërdës ende nuk ka menaxhim ndaj rrjetit të ujësjellësit. Një interesim për ta bërë këtë punë e ka shfaqur kompania regjionale e ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan, porse janë duke pritur pëlqimin e CDI-së zvicerane për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit, shkruan sot Koha Ditore.

Muahmed Suliqi, drejtor i kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, deklaron se me futjen nën menaxhim të sistemit të ujësjellësit llogaridhënia ndaj qytetarëve do të rritet. Ai thotë se procedurat që kanë të bëjnë me rehabilitimin e ujësjellësit dhe futjen nën menaxhimin e ndërmarrjes publike janë vonuar për shkak të procedurave të prokurimit që janë duke u zhvilluar për këtë projekt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.