Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projekt i kujdesit shëndetësor për rritjen e cilësisë së shërbimeve

Udhëheqësit e projektit të Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor (AQH), po synojnë ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në 12 komuna të Kosovës. Ata të enjten janë takuar me kryetarin e Fushë-Kosovës, Burim Berisha, komunë kjo që është përfituese e këtij projekti. Në një njoftim të kësaj komune thuhet se faza e parë e këtij projekti, i financuar nga SDC (Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim), ka filluar në vitin 2016 dhe do të zgjasë deri në vitin 2019.

“Ky projekt përfshin 12 komuna të Kosovës. Komuna e Fushë-Kosovës është njëra nga komunat përfituese. Projekti ka për synim ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të kujdesit parësor shëndetësor. Faza e parë e këtij projekti ka nisur më 2016 dhe zgjat deri më 2019”, thuhet në njoftimin e Komunë së Fushë-Kosovës“, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.