Shkarkimi i drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Mrikë Thaçi, i është kërkuar kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nga opozita e kësaj komune.
Pas kërkesës që ka paraqitur Mrikë Thaçi para këshilltarëve komunalë për ta mbështetur me mjete financiare Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL), zyrtarët opozitarë kanë drejtuar akuza për politizim të rinisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre, drejtoresha ka bërë edhe shkelje ligjore për mbajtjen e aktiviteteve politike në objekte shkollore në kohën kur do të duhej të zhvillohej procesi mësimor. Fillimisht, para se të diskutohej për këtë pikë, shefi i GK të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka kërkuar sqarim për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të këtij këshilli, ku janë zgjedhur organet drejtuese të tij.
Për drejtoreshën Mrikë Thaçi gjithçka ka qenë në rregull sa i përket mbajtjes së atij kuvendi. Ka thënë se ka mundur të marrë pjesë edhe këshilltari Llapashtica. Ajo ka treguar se KVRL-ja ka kërkuar mbështetje financiare dhe ka kërkuar nga këshilltarët që të miratonin alokimin e 4.190 eurove për atë këshill.
Ka thënë se e kanë edhe obligim ligjor, pavarësisht pse kërkesa ka ardhur pas miratimit të buxhetit për 2017. Mjetet, sipas saj, duhet të jepen nga subvencionet dhe transferet. Mbështetje i ka dhënë Fidan Rekaliu, i cili ka folur në emër të LDK-së.
Por, opozitarët nuk janë pajtuar edhe me politikat që synonin t’i ndiqnin gjatë këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.