Komuna e Prizrenit para afro 5-vjetësh, pati nisur investimet në rregullimin e infrastrukturës për Zonën industriale, më saktë Parkun e biznesit, por ende s'ka arritur që t’i përmbushë kriteret për licencimin e kësaj hapësire për bizneset komunale.
Lidhur me këtë çështje, nënkryetari i Komunës, Lulzim Kabashi, ka akuzuar nivelin qendror se nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për harmonizim me Ekzekutivin lokal, përkatësisht ofrimin e përkrahjes së duhur për funksionalizimin e kësaj zone, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sa i përket mosaktivizimit të Zonës industriale janë gjetur shumë arsye që të mos aktivizohet kjo zonë. Komuna e Prizrenit ka investuar 1 milion euro në Parkun industrial dhe ende kjo zonë nuk është aktivizuar dhe nuk është licencuar. Arsyetimet e nivelit qendror vazhdimisht kanë qenë burokratike, me vlerësimin që Komuna e Prizrenit nuk i ka përmbushur kriteret. Por ka edhe raste të tjera, pra komuna të tjera që nuk i kanë përmbushur këto kritere, por janë lejuar t’i zhvillonin këto zona ekonomike”, ka thënë Kabashi.
Sipas tij, veprimet në këtë drejtim të institucioneve të nivelit qendror është dashur të ishin më energjike, ngase funksionalizimi i Parkut të Biznesit do të krijonte mundësi për punësimin e të rinjve të Komunës së Prizrenit.
Ndërkohë shefi i Zyrës së informimit të komunës, Ymer Berisha, ka theksuar se Komuna e Prizrenit është duke bërë punë të përditshme për funksionalizimin e kësaj zonë industriale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.