Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lajme

Alpinistët Hasanramaj e Mula i dorëzojnë Grupit KOHA flamurin që u valëvit në Everest

Në një ceremoni që është organizuar në redaksinë e Kohës Ditore, të enjten, dy alpinistët e Klubit Alpin Prishtina – KAP, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula i kanë dorëzuar drejtoreshës menaxhuese të Grupit KOHA, Flaka Surroi, flamurin të cilin e ngritën në majën e botës.

Flamuri i bardhë me katër shkronja të kuqe të KOHA-s, u ngrit bashkë me flamurin shtetëror të Kosovës, atë kombëtar dhe flamurin e KAP-it, në Everest në mëngjesin e 22 majit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupi Koha ka qenë sponsor media i ekspeditës historike të Kosovës në Everest, e cila zgjati 66 ditë.

Detaje të tjera nga kjo ceremoni do të mund të lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.

{gallery}