Treqind e kusur metra pa mbërritur në majë të Everestit, Nazmi Hasanramajn e Arineta Mulën i kishte mbërthyer një ngrohtësi shpirtërore - e mirëseardhur për të balancuar të ftohtin ekstrem në kulm të botës.
Në rreth 8.500 metra lartësi mbidetare ata ndjenë se misioni i tyre për të pushtuar majën më të lartë në botë është punë e kryer, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDielli që po shfaqej në lindje të Tibetit në mëngjesin e 22 majit, e forcoi këtë bindje dhe u dha forcë shtesë për të ngjitur edhe metrat e fundit deri në majë të Everestit (8.848 m\lmd), për t'u bërë grupi i parë alpin nga Kosova që arriti këtë sukses.
Ngjitja finale, nga kampi C4 deri në majë zgjati hiç më pak se dhjetë orë. Ata vazhdimisht po ngjiteshin, po lëviznin hap pas hapi, lart e më lart, pasi ndalja për pushim mund të përkthehet edhe në vdekje. (Rrëfimin e dy alpinistëve kosovarë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.