Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia po kërkon dy persona të dyshuar për sulmin në Shën Petersburg

Autoritetet ruse kanë lëshuar një urdhërarrest për dy persona, si të dyshuar për lidhje të mundshme me shpërthimin që ndodhi sot në metronë e Shën Petersburgut.

“Dy persona janë duke u kërkuar si të dyshuar për planifikimin e shpërthimit. Një dyshohet se ka vendosur një mjet shpërthyes në kamion dhe të tjetri për vendosjen e bombës në stacionin e metrosë”, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve Interfax.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesit e policisë, kanë njoftuar se në sulmin e sotëm terrorist në Shën Petersburg, kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur.