Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sondazhet e shohin Vuçiqin fitues të zgjedhjeve me mbi 50 për qind të votave

Serbët kanë votuar për presidentin e ri të vendit, me kryeministrin aktual, Aleksandar Vuçiq, i cili shihet favorit i pakontestueshëm për t’i fituar zgjedhjet presidenciale.

Sipas sondazheve parazgjedhore, 47-vjeçari Vuçiq do ta fitojë rundin e parë me më shumë se 50 për qind të votave, megjithatë do të “kërcënohet” nga Luka Maksimović, 27-vjeçari i cili ka ngjallur vëmendje të madhe në mesin e rinisë serbe, derisa në fushatën zgjedhore është paraqitur me pseudonimin Ljubiša Preletačević – i Bardhi, duke parodizuar politikanët serbë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Roli i presidentit është kryesisht ceremonial, por Vuçiq pritet ta shtrijë pushtetin përmes rolit të tij në Partinë Progresive Serbe.

Si të tilla, zgjedhjet nuk pritet ta ndryshojnë qasjen e vendit pro-Bashkimit Evropian, institucion në të cilin Vuçiq e dëshiron Serbinë të integruar, dhe pro-Rusisë, shtet me të cilin serbët ndajnë besimin e tyre të krishterë ortodoks dhe trashëgiminë sllave.