Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden beson se ka mundur të jetë presidenti i zgjedhur sikur të vendoste të garonte vitin e kaluar.
“Përgjigja është se kam planifikuar të garoj për president, dhe pse ka mundur të jetë e vështirë, unë mendoj se kam pasur gjasa të fitoj”, ka thënë BIden në Colgate University. “Nuk e di. Ndoshta jo, por mendoj se kam mundur të fitoj”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-zëvendëspresidenti ka thënë se faktori kryesor për moskandidim ishte vdekja e djalit të tij, Beau, i cili vdiq pas një beteje të shkurtër me kancerin, transmeton Koha.net.
Biden gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve me studentët e këtij universiteti, ka thënë se “humbi një pjesë të shpirtit të tij” me vdekjen e Beaut dhe e ka quajtur djalin si “burri më i mirë” që ka njohur ndonjëherë në jetë.
“Nuk pendohem që nuk kam kandiduar sepse në atë kohë ishte vendimi i duhur për djalin, për mua dhe familjen time”, ka shtuar Biden. “Por a pendohem që nuk jam president? Po.”