Protestuesit në Paraguaj i kanë vënë zjarrin ndërtesës së Kongresit pasi ligjvënësit në mënyrë të fshehur votuan për një amendament kushtetues, që do t’i lejojë presidentit të rizgjidhet.
Protestuesit sulmuan organin ligjvënës që gjendet në kryeqytetin Asucion dhe arritën t’i vënë zjarrin pjesës së brendshme të ndërtesës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka përdorur plumba gome dhe topa uji për të shpërndarë turmën. Dhjetëra njerëz thuhet se janë lënduar, përfshirë protestues, zyrtarë policorë dhe politikanë.
Presidenti Horactio Cartes ka bërë thirrje për qetësi ndërkaq ka paralajmëruar se qeveria do të vazhdojë përpjekjet “për të ruajtur rendin në republikë”.
Kushtetuta e vitit 1992, e këtij shteti të Amerikës Jugore, ka vendosur kufizime për mandatin e presidentit. Aty thuhet se presidenti mund të mbajë një mandat presidencial prej 5 vjetësh. Por Cartes është duke u munduar që të heq këtë kufizim.
Më herët gjatë 31 marsit, pas një takimi privat të 25 senatorëve, shumica në Senat miratoi një projektligj për ndryshimin e Kushtetutës, përcjell rel. Teksti duhet që të miratohet nga dhoma e deputetëve, ku partia e Cartes ka shumicën.
Kritikët thonë se ndryshimi i propozuar kushtetues do të dobësojë institucionet demokratike në Paraguaj.