Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Politico: Bie reitingu i presidentit Trump

Reitingu i presidentit të SHBA-ve, Donald Trumpa ka shënuar rënie pas mos suksesit të javës së kaluar me propozimin e ligjit për mbrojtje shëndetësore, tregon anketa e portalit Politico me agjencinë Morning consult.

Përqindja e amerikanëve që mbështesin punën e Trump këtë javë, sipas këtij raporti, ka shënuar rënie në 46 për qind në krahasim me 50 për qind sa ishte javën e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për herë të parë në anketën e Politico dhe Morning consult, më shumë votues tash nuk mbështesin punën e Trump, 50 për qind këtë javë.

Propozimi i republikanëve për zëvendësimin e ligjit për mbrojtje shëndetësore, të cilin e kishte vendosur ish-presidenti Barack Obama, javën e kaluar pësoi mos sukses pasi ishte tërhequr nga procedura në Kongres, për shkak të mungesës së mbështetjes.

Trump në fushatën parazgjedhore premtoi se menjëherë do të largojë Obamacare.