Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blair kërkon nga britanikët anti-Brexit të bëjnë rezistencë

Ish-kryeministri laburist i Britanisë së Bashe, Tony Blair u bëri thirrje britanikëve pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, të bënin rezistencë dhe të përpiqeshin të bindnin mbështetësit e “Brexit” për të ndryshuar qëndrim.

“Nuk është momenti i tërheqjes, i indiferencës dhe dëshpërimit, por momenti për t’u bërë gati dhe për të mbrojtur parimet tona”, tha ai gjatë një fjalimi të organizuar nga rrethi i reflektimit “Open Britain”, mbështetës i tezës së qëndrimit në BE, shkruan KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk jam i bindur nëse do ia dalim. Por, them me siguri se do të përballemi me një gjykim të rreptë të breza të ardhshme nëse nuk do të marrim masat e nevojshme”, pohoi ish-kryeministri që qëndroi në pushtet për një periudhe 10-vjeçare, mes 1997 dhe 2007, duke siguruar fitore në tre procese zgjedhore të njëpasnjëshme.

“Duhet të krijojmë një lëvizje që mund të zgjerohet përtej kufijve të partive”, shtoi ai duke njoftuar krijimin e një instituti që do të ngrihet mbi baza të zhvillimit të një argumenti kundër “Brexit” dhe ruajtjes së lidhjeve të ngushta me BE.