Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vuçiq sot në Moskë, takohet me Putinin

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Moskë do të takohet me kryetarin e Rusisë Vladimir Putinin, transmeton Koha.net.

Vizita bëhet në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi që mbahen më 2 prill kandidat i të cilave është Vuçiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç njofton b92, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov e ka konfirmuar takimin.

Me Vuçiqin shkojnë ministri i Mbrojtjes dhe ai i Punës Zoran Gjuriq Gjorgjeviq dhe Aleksandar Vulin.

Vuçiq ka paralajmëruar se me Putinin, me të cilin do të ketë një takim kokë më kokë, do të bisedojë për bashkëpunimin ushtarak e ekonomik.