Ushtria irakiane ka thënë të dielën se 61 trupa janë nxjerrë nga një ndërtesë e rrënuar që ishte minuar nga Shteti Islamik në Mosulin perëndimor, por nuk ka shenja të jetë goditur nga forcat e koalicionit ndonëse në afërsi është gjetur një veturë e madhe bombë.
Deklarata erdhi si kundërpërgjigje ndaj raportimeve të dëshmitarëve të vendit të ngjarjes dhe zyrtarëve lokalë se janë nxjerrë mbi 200 trupa të pajetë nga ndërtesa e rrënuar pas një sulmi të koalicionit që kishte për cak militantët e ISIS-it dhe pajisjet e tyre në rajonin al Jadida, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIncidenti mbetet larg së sqaruari dhe është e vështirë të konfirmohen detajet teksa forcat irakiane luftojnë me ISIS-in për të rimarrë nën kontroll pjesë me popullsi të dendur të pjesën perëndimore të Mosulit, fortesa e fundit e grupit militant në Irak.
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA të shtunën tha të ketë kryer sulme ndaj militantëve dhe pajisjeve të ISIS-it në zonë dhe ka raportuar për të vdekur, por hetimet po vazhdojnë. Nuk ka dhënë shifra për pasojat apo detaje për caqet, raporton Reuters.