Botë

Plaçkitet “Cartier” në Monte Carlo, policia bllokon tërë qytetin

Një dyqan i stolive të çmuara “Cartier” në Monte Carlo, Monako, ka qenë cak i hajdutëve gjatë ditës së sotme, duke nxitur kështu mbylljen e zonës nga ana e policisë, raportojnë mediat lokale atje.

Raportohet se një veturë është djegur në një tunel rrugor në zonë. Në videon më poshtë mund të shihni flakët dhe tymin që del nga tuneli, transmeton Koha.net.

“France Bleu” ka raportuar se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë afër dyqanit, dhe se dy prej tre hajdutëve të dyshuar janë në arrati, ndërsa i treti është arrestuar.