Meksikë, 24 mars – Të paktën 29 të burgosur, janë arratisur nga një burg në shtetin federal të Meksikës, Tamaulipas, ndërsa për të realizuar synimin e tyre, kishin përdorur një tunel të gërmuar.
Ky informacion është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Tamaulipas, Luis Albeta Rodriguez, i cili tha se të burgosurit kishin ikur përmes një tuneli të gërmuar më parë nën burgun në kryeqytetin Ciudad Victoria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se forcat e rendit tanimë kanë kapur 12 të arratisur, për të shtuar se njëri nga të burgosurit, gjatë ikjes kishte qëlluar mbi një shofer të cilit ia kishte marrë veturën.
Rodriguez shtoi më tej se të burgosurit kishin gërmuar një tunel të gjatë 40 kilometra, nën barakën të cilën e mbanin nën kontroll brenda burgut.
Ai tha se është nisur një hetim kundër 30 të punësuarve në burgun Ciudad Victoria, ndërkohë që policia ka nisur një operacion për kapjen e të burgosurve të arratisur.