Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm si në Londër u parandalua në Belgjikë

Një burrë i kamufluar është arrestuar pasi ka tentuar të shkelë me veturë disa persona në një rrugë në Antwerp të Belgjikës.

Policia belge, që konfirmoi se forca shtesë janë dërguar në rrugën e zënë me qytetarë, ka njoftuar se një veturë me targa franceze dhe me shpejtësi të madhe tentoi të shkelte dhjetëra persona, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky rast ka ndodhur vetëm një ditë pasi një sulm i ngjashëm ndodhi në Westminster të Londrës kur një terrorist shkeli me veturë disa persona.

Policia belge ka arrestuar personin i cili tentoi të shkelë njerëzit në qytetin bregdetar të Antwerpit.