Policia britanike ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga sulmet e sotme në Londër ka shkuar në pesë, kurse 40 persona janë lënduar nga këto sulme, raporton BBC.
Oficeri i Scotland Yard, Mark Rowley ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve janë edhe tre policë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjithashtu ka zbuluar emrin e policit që sot vdiq pasi ishte therë nga sulmuesi jashtë Parlamentit britanik.
Kaith Palmer, 48 vjeçar, është emri i policit të vdekur, kurse ishte në shërbimin policor që 15 vjet, ndërsa është bashkëshort dhe baba.
Por, Rowley nuk ka komentuar mbi identitetin e sulmuesit, përkundër që ka theksuar se policia është në dijeni se kush ishte sulmuesi.