Policia italiane ka arrestuar një person të armatosur si të dyshuar për sulmin e sotëm me armë zjarri ndaj emigrantëve afrikanë në qytetin Macerata, ku mbeten të plagosur gjashtë persona.
I dyshuari është italiani Luca Traini, 28 vjeç dhe në momentin e arrestimit kishte një flamur italian të mbështjellë rreth qafës dhe bëri një përshëndetje fashiste, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitin e kaluar ai kishte marrë pjesë në zgjedhjet rajonale si përfaqësues i Ligës Veriore Anti-emigracion, shkruan KP.
Ndryshe ky sulm ka ndodhur vetëm disa ditë pasi është gjetur trupi i copëtuar i një vajze italiane 18 vjeçare, në dy valixhe të fshehura afër qytetit Macerata, ku një emigrant 29 vjeçar nga Nigeria është arrestuar në lidhje me këtë vrasje.