Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Për Putinin 70% të votuesve, tjetër s’ka

Moskë, 1 shkurt – Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi do të marrin pjesë në votim 71 për qind e qytetarëve, ndërsa 70 për qind e tyre do të votojnë për Putinin, thonë sondazhet e atjeshme, transmeton Koha.net.

Qendra gjithëruse për hulumtimin e opinionit publik (VCIOM), pro Kremlinit, ka publikuar rezultatet e hulumtimit të opinionit para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, që do të mbahen më 8 mars, sipas të cilave vetëm 3 për qind e qytetarëve janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në votim, po aq beson se nuk do të marrë pjesë dhe 11 për qind janë të papërcaktuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për presidentin aktual të Rusisë, Putinin, dëshirojnë të votojnë 69,9 për qind e të anketuarve, për kandidatin e Partisë Komuniste Pavle Grudin 7,2 për qind , për liderin e Partisë Liberale Demokratike të Rusisë, Vlladimir Zhirinovski 5,9 për qind, për kandidatin e Nismës Qytetare Ksenija Sobçak 1,2 për qind... të tjerë s’ka.