Në ndeshjen e trenit, me të cilin udhëtonin ligjvënësit republikanë, përfshirë kryesuesin e Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, me një kamion të mbeturinave në shtetin Virgjinia, është vrarë shoferi i kamionit dhe janë plagosur gjashtë persona të tjerë.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmë se asnjë anëtar i Kongresit nuk ishte lënduar seriozisht në këtë incident, derisa treni udhëtonte nga Uashingtoni për në Virgjinian Perëndimore, por një takim të Partisë Republikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë takim triditësh politik parashihen fjalime të presidentit, Donald Trump, dhe zëvendëspresidentit, Mike Pence.
Zyrtarët kanë thënë se pritet se fjalimet do të mbahen, megjithë incidentin.