Shefi i shërbimit të inteligjencës ruse, SVR, Sergey Narushkin, i cili është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara, është takuar javën e kaluar afër Uashingtonit, me zyrtarë të inteligjencës amerikane, ka raportuar agjencia Reuters, transmeton REL, duke i cituar dy burime amerikane të afërta me këtë çështje.
Narushkin ishte konsultuar me Drejtorin e inteligjencës kombëtare, Dan Coats, dhe me zyrtarët e tjerë, i thanë burimet agjencisë Reuters, por ato nuk kanë zbuluar se për çka ishte diskutuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, TASS, duke e cituar një intervistë për televizionin rus, nga ambasadori i Rusisë në Uashignton, Anatoly Antonov, po ashtu, ka raportuar se zyrtarët ishin takuar dhe se Narushkin dhe kolegët amerikanë kishin diskutuar për “betejën e përbashkët kundër terrorizmit”.
Antonov nuk i ka identifikuar zyrtarët e inteligjencës amerikane me të cilët është takuar.
Agjencia CIA ka refuzuar të bëjë komente.
Zyra e zotit Coats nuk i është përgjigjur kërkesës për koment.