Ankara , 31 janar - – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ sot tha se që nga tentativa për grusht shteti në vitin 2016 i kryer nga organizata terroriste FETO mbi 107 mijë nëpunës shtetërorë janë shkarkuar për lidhje të dyshuara me organizatën, raporton AA.
“Numri i personelit të shkarkuar përmes dekreteve statutore është 110.778, dhe numri i personave të rivendosur është 3.604”, duke çuar në një total prej 107.174 të shkarkuar, tha Bozdağ në Komisionin e Brendshëm të parlamentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 250 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se ka qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.