Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kotzias e quan produktiv takimin me Nimetz për çështjen e emrit të Maqedonisë

Athinë, 31 janar – Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias e përshkroi takimin e tij me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz si produktiv duke u shprehur se diskutoi një draftmarrëveshje të planifikuar nga Greqia, që do të paraqesi propozime për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me Shkupin.

Nimetz është për vizitë në Athinë për të mbikëqyrur bisedimet mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një konfernecë për shtyp, pas takimit me Nimetz, ministri tha se prezantoi pikëpamjet e tij për elementet pozitive të propozimit të Nimetzit për të zgjidhur këtë konflikt, që mund të miratohet nga Greqia, por edhe pikat që janë të pakënaqshme, duke propozuar alternativa, transmeton ATSH raportimin e agjencive të huaja të lajmeve.

“Besoj se do të punojmë në këtë drejtim në mirëbesim”, tha ai, duke shtuar se pjesën tjetër ia lë atyre që duan të kritikojnë pa arsye.