Parisi ndodhet në rrezik serioz teksa lumi Sena është tejfryrë dhe ka arritur kulmin me rreth katër metra mbi nivelin e tij normal të ujit për këtë kohë të vitit.
Niveli i përmbytjes u rrit në 5.84 m (19.2ft) mëngjesin e sotëm dhe nuk pritet tërheqje e lumit para të martës, transmeton Shqip.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJavët e reshjeve kanë prodhuar një rritje të vazhdueshme në nivelin e ujit, ndërsa rreth 1,500 njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyre në rajonin më të madh të Parisit.
Gjithashtu një numër i ngjashëm shtëpish mbeten pa energji elektrike. Shtatë stacione të një linje kryesore të udhëtarëve, RER C, janë mbyllur dhe do të qëndrojnë në këtë gjendje deri më 5 shkurt.
Po ashtu janë mbyllur dhe disa autostrada. Anijet turistike të njohura të qytetit Bateaux Mouches janë jashtë shërbimit dhe vetëm shërbimet emergjente lejohen të përdorin lumin.
Muzeu i Luvrit, që strehon veprat e artit u mbyll për vizitorët. Atraksione të tjera të famshme si Musée d’Orsay dhe galeri Orangerie janë në gatishmëri të lartë.
Disa zona në periferi të qytetit janë nën ujë dhe disa banorë janë duke u larguar me anije, ndërsa dhjetra janë evakuar nga shtëpitë e tyre. Disa shkolla janë të mbyllura.
“Gjithkush po ecën me anije”, në zonën e Migneaux në Poissy, një lagje perëndimore e Parisit, tha Serge Matikhine.
“Gjendja është ende stabile, jemi mësuar me të – prej 20 vjetësh ne përmbytemi, kjo është përmbytja jonë e tetë apo e nëntë”, i tha ai agjensisë së lajmeve AFP.
Nivelet e ujit pritet të mbesin të larta gjatë gjithë javës dhe shiu më i madh pritet të përkeqësojë gjendjen.
Në Pont d’Austerlitz, Sena është rreth 26 metra e thellë, sipas zyrës së kryebashkiakut të Parisit.
Në atë pikë fillon shkalla e përmbytjeve dhe është normale për këtë kohë të vitit që niveli i ujit të rritet me një ose dy metra, njofton faqja e internetit Franceinfo.
Një statujë e një ushtari francez nga Lufta e Krimesë – e njohur si The Zouave – në Pont de l’Alma është përdorur prej kohësh si një shenjë për nivelet e ujit në qytet.
Të shtunën pasdite, uji ishte ende nën belin e tij; gjatë përmbytjeve historikisht të këqija të vitit 1910, kur qyteti ishte zhytur për dy muaj, ai arriti qafën e tij.
{gallery}