Autoritetet ruse kanë lënë të lirë zërin më të fuqishëm opozitar, Aleksei Navalni. 41-vjeçari u ndalua nga policia të dielën për shkak të organizimeve të paautorizuara në gjithë vendin.
Protestat paqësore u thirrën nga Navalni për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale, të cilat ai I konsideron si farsë. Gjatë fjalës së tij në manifestim, lideri opozitar u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë votimin me 18 mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni Zgjedhor i Rusisë bllokoi kandidimin e Navalnit pasi në të kaluarën është dënuar për përvetësim fondesh publike. Megjithatë, ai vetë pretendon se dënimi është thjesht politik.
Ndërkohë, gjatë së dielës në 115 qytete të ndryshme u zhvilluan manifestime kundër zgjedhjeve presidenciale, transmeton abcnews. Në këto protesta u ndaluan mbi 250 persona në gjithë vendin.