Nga bora e madhe që ka rënë në Teheran të Iranit, autoritetet janë detyruar t’i mbyllin aeroportet dhe shkollat, ndërsa qindra vetura janë bllokuar në autostradat e kryeqytetit për disa orë.
Aeroporti ndërkombëtar, Imam Khomeini dhe ai Mehrabad, janë mbyllur për shkak të dukshmërisë së vogël “deri në njoftimin e ardhshëm”, ka raportuar sot Televizioni shtetëror iranian, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë disa rajone të Iranit, përfshirë Teheranin, janë mbyllur shkollat, ndërsa qindra ekipe të Gjysmëhënës së Kuqe janë mobilizuar për t’i ndihmuar automobilistët e bllokuar nëpër rrugët me borë.
Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA e ka cituar një përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe që ka thënë se 6,600 njerëz janë vendosur në strehime emergjente.
Ushtria, po ashtu, është shprehur e gatshme për të ndihmuar.