Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq dhe homologu i tij izraelit Benjamin Netanyahu kanë rënë dakord që Kroacia të blejë nga Izraeli avionë F-16, raportojnë mediat izraelite.
Mediat izraelite thonë se Kroacia po konsideron blerjen e aeroplanëve izraelitë “me qëllim që të përmirësojë flotën e saj të MIG-ve të vjetruar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç kësaj, vlera e blerjes është gjysmë miliardë dollarë. Siç thuhet, avionët e luftës izraelite do të duhej të transportoheshin në Kroaci deri në fund të vitit 2020, transmeton Ksp.
“Times of Israel” thekson se marrëveshja midis Kroacisë dhe Izraelit duhet të miratohet nga Washingtoni, pasi F-16 është prodhim amerikan.