Presidenti çek, Milos Zeman, mposhti akademikun pro-evropian, Jiri Drahos, në zgjedhjet presidenciale çeke të shtunën, një përkrahje kjo e heshtur e qëndrimit të ashpër të Zemanit ndaj migrimit dhe miqësisë së tij me Rusinë e Kinën.
Me 99.35 për qind të votave të numëruara, Zeman ka fituar 51.55 për qind të votave në raport me 48.44 për qind për Drahosin, i cili e pranoi humbjen para se të numëroheshin të gjitha votat, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dëshiroj ta uroj fituesin e zgjedhjeve, Milos Zeman”, i tha Jiri Drahos, 68 vjeçar, masës së mbështetësve të vet, transmeton Koha.net.
Zeman, 73 vjeç, është figura e fundit aktive e njohur politike nga periudha transitore post-komuniste e viteve të ’90-ta. Ai ka kënaqur disa, por ka armiqësuar të tjerët duke nënçmuar publikisht kundërshtarët e tij, nisur nga ish-kryeministrit e deri tek elita intelektuale e mediat.
Vota reflektoi në dallimet mes liberalëve dhe konservatorëve që po shihet edhe nëpër vendet tjera në Evropë e SHBA.
Zeman ka një qëndrim të ashpër ndaj migrimit dhe ishte një nga pak politikanët evropianë që përkrahur Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.
Ai po ashtu ka zemëruar një pjesë të madhe të shoqërisë për shkak të raporteve të ngrohta me presidentin rus, Vladimir Putin dhe për shkak të thirrjeve për t’i dhënë fund sanksioneve të BE-së ndaj Moskës të ngritura pas aneksimit të Krimesë.
Zeman, prej vitit 2013 është president i Çekisë, që është në masë të madhe funksion ceremonial.
Kujtojmë se Zeman, nëntorin e vitit të kaluar, e kishte quajtur “praktikë të keqe” politikën e “dy kuteve” të BE-së kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës dhe aneksimin e Krimesë Rusisë, transmeton Koha.net.
“Nga njëra anë është Kosova, ku Kombet e Bashkuara ishin garant, por ai garancion nuk ishte siguruar, e tash në anën tjetër – Krimeja, ku është mbajtur referendumi. Këto janë dy standarde dhe kjo është keq”, e citon atë agjencia ruse e lajmeve, TASS.
Zeman, sipas TASS, edhe më përpara ka thënë se Kombet e Bashkuara kishin garantuar autonominë e Kosovës si pjesë të Jugosllavisë, e pastaj bashkësia ndërkombëtare ka lejuar bombardimin e Serbisë.
Republika Çeke e ka njohur pavarësinë e Kosovës majin e vitit 2008, gjatë mandatit të presidentit të atëhershëm çek, Vaclav Klaus.
Por Zeman, tetorin e vitit të kaluar, kishte thënë se, ajo çfarë mund të bëjë është që të mos dërgojë ambasador çek në Kosovë.
“Unë, si president, reagova duke mos dërguar ambasador në Prishtinë. Dhe, meqë unë po e dërgojë dikë atje, thjeshtë nuk do të ketë ambasador atje. Dhe nuk do ta pranoj të ngarkuarin me punë të Kosovës kur t’i pranoj ambasadorët e huaj”, kishte thënë ai.