Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndalimi i pajisjeve elektronike në aeroplanë u nxit nga kërcënimi i ISIS

Ndalimi i SHBA-ve të pajisjeve të mëdha elektronike gjatë fluturimeve në bord nga tetë vende është nxitur nga inteligjenca për shkak të kërcënimeve ndaj sulmeve terroriste, raportojnë mediat amerikane.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë njoftuar për kufizime të reja që ndalojnë përdorimin e laptopëve nga ana e pasagjerëve në bord të aeroplanëve, shkruan KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I Ashtuquajturi Shtet Islamik, ka qenë duke punuar rreth mënyrave për të kontrabanduar eksplozivë në aeroplanë, duke i fshehur ato në elektronikë, thonë burime të ABC.

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të jetë nikoqir i një takimi dy-ditor të ministrave dhe zyrtarëve të lartë nga 68 kombe për të diskutuar kërcënimin nga ISIS.

Bisedimet në Washington do të shënojnë takimin e parë të koalicionit që nga dhjetori 2014.