Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtëpia e Bardhë e gatshme t’ua japë shtetësinë 1,8 milionë imigrantëve

Presidenti amerikan Donald Trump është i gatshëm të nënshkruajë planin që do të hapte udhë për marrjen e shtetësisë 1,8 milionë imigrantëve të rinj, të cilët si fëmijë kishin shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kumtuar zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Koha.net.

Shtëpia e Bardhë e prezantoi planin si lehtësim të madh që ka për qëllim të tërheqë shumë vota për demokratët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Porse plani përfshin edhe disa elementë të tjerë, siç është ai përforcimit të sigurisë kufitare dhe kthimin e migrantëve të rinj që u përshkon përshtati republikanëve të linjave të forta, përcjell al jazzera..

Plani i Trumpti, për të cilin Shtëpia e Bardhë shpreson se së pari do të votohet në Senat në fillim të shkurtit, ka për qëllim të themelimin e fondit prej 25 miliardë dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën dhe financimin për mbrojtje më të mirë të kufirit me Kanadanë.

Trump, qëndrimi i fortë i të cilit për imigrimin ka qenë pjesë kryesore fushatës presidenciale të vitit 2016, ka paralajmëruar se në shtator do përfundojë programi DACA (Deffered Action for Childhood Arrivals), të cilin e kishte filluar paraardhësi i tij demokrat Barack Obama, nëse Kongresi nuk ofron propozim të ri të ligjit.

Mbrojtja në kuadër të programit DACA ka të bëjë me rreth 700 mijë persona, e zyrtarët të Shtëpisë së Bardhë vlerësojnë se të paktën edhe po kaq imigrantë ilegalë janë kualifikuar për program por që nuk e kanë në nënshkruar.

Sipas fjalëve të tyre, së paku 1,8 milionë veta do të mund të kërkojnë shtetësi gjatë 10 – 12 viteve të ardhshëm dhe kjo dëshmon se ata kanë mundës për të gjetur punë dhe se nuk e kanë bërë asnjë vepër penale.

Kontestimi i programit DACA, që duhet të skadojë në mars, është pjesë e konfliktit të rreptë ndërmjet republikanëve e demokratëve në Senat gjatë ditëve të fundit.